Kryesore

“Nuk është pronë e imja”- Tritol afër biznesit të kreut të “Rithemelimit”, reagon Ferdi Sterkaj: Nuk kam pasur kërcënime e konflikte! Shpërthimi…

10:00 - 24.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Rithemelimit në Malësinë e Madhe ka deklaruar se sasia e tritolit që shpërtheu pranë biznesit të tij, ishte vendosur në një parking publik në zonën e Ramzës, teksa shtoi se “nuk është pronë e imja”.




Ferdi Sterkaj tha se shpërthimi nuk ka lidhje me të, duke shtuar se s’ka pasur kërcënime e konflikte.

Ai kërkoi që policia të zbardhë ngjarjen dhe të gjenden autorët.

Ferdi Sterkaj: Lënda plasëse nuk ka lidhje me mua. Tritoli është vendosur në një parking publik i zonës së Razmës që nuk është pronë e imja. Nuk kam asnjë konflikt dhe ky shpërthim me lëndë plasëse nuk lidhet me mua.

Parkingu është i shkëputur nga biznesi im dhe prona ime. Aty afër parkingut ndodhet vetëm një reklamë por është pronë publike e përbashkët. Nuk kam probleme dhe nuk kam patur asnjë kërcënim apo konflikte. Shpresoj që policia ta zbardh se me çfarë lidhet kjo ngjarje dhe të gjenden autorët.

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 08:50, në fshatin Razëm, dyshohet se është hedhur lëndë plasëse tek reklama, në afërsi të lokalit të shtetasit F. S. Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për sigurimin e provave, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.