BLUETOOTH

Shifrat/ Një ditë para finales së Big Brother VIP, ja cili nga banorët mban “kurorën” e Instagram-it

12:23 - 24.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbrëmjen e nesërme (25 maj) mbahet finalja e “Big Brother VIP”, ku mes 5 finalistëve do të shpallet fituesi i çmimit të madh prej 100 mijë eurosh.




Ndonëse një ditë para finales, banorët e “BBV” kanë ulur “gjakrat” mes tyre, duke shijuar këtë eksperiencë.

Gjithashtu edhe numri i ndjekësve të 5 finalistëve në rrjetet sociale është rritur ndjeshëm.

Në vend të parë renditët aktori Julian Deda, i cili këtë javë ka shtuar rreth 1 mijë ndjekës në llogarinë e tij të Instagram, duke shkuar në 454 mijë.

Romeo Veshaj zën vendin e dytë me 1 mijë ndjekës më shumë për këtë javë, ndërsa e dashura e tij Heidi Baçi ka shtuar rreth 2 mijë ndjekës në Instagram. Çifti u njohën dhe u dashuruan në shtëpinë e “BBV”, ndërsa të shumtë janë njerëzit që e mbështesin lidhjen e tyre.

Ndryshe nga banoët që përmendëm më sipër Meriton Mjekiqi ka 6 mijë ndjekës të rinj në llogarinë e tij, duke shkuar 341K. Egla Ceno është konkurrentja që ka fituar më shumë ndjekës këtë javë. Aktorja ka shtuar plot 7.1 mijë fansa në Instagram.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.