![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Mirlind Daku vazhdon të jetë në superformë. Sulmuesi shqiptar, zhbllokoi sfidën ku skuadra e tij Rubin Kazan po përballet me Soçin. Ky takim është i vlefshëm për javën e 30-të të kampionatit rus.
Daku arriti të shënojë në minutën e 22-të të sfidës, duke i dhuruar avantazhin ekipit të tij, në takimin e fundit të sezonit.
Me këtë realizim, tani sulmuesi shkon në kuotën e 10 golave në kampionat, duke i çuar sinjale trajnerit Silvinjo, që të jetë një nga 26 lojtarët që do të grumbullohen në Kampionatin Europian 2024.
Rubin 1-0 Sochi – Daku pic.twitter.com/b6v2AMjaKo
— RPL Sky (@RPLNews_eng) May 25, 2024
Shfaq Komentet (0)