BLUETOOTH

FOTO/ Një baba si Maluma! Ylli kolumbian publikon fotot familjare nga pushimet me vajzën 2 muajshe

09:22 - 26.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Maluma dhe partnerja e tij Susana Gomez, i uruan mirëseardhjen vajzës së tyre në mars të këtij viti, ndërsa së fundmi kanë publikuar fotot e shumëpritura të tre.




Ylli kolumbian së bashku me Gomez dhe foshnjën, kanë ndarë në Instagram momentet e tyre familjare nëpërmjet disa fotove të shkrepura në plazh.

Të veshur me rroba banje dhe duke shijuar një ditë në plazhin Turks and Caicos, ata kanë pozuar me vajzën e tyre në mes dhe duke i dhënë asaj një puthje.

“I rienegjizuar ♥️.. Tani në pune! Shihemi nesër në Montreal dhe të dielën në Çikago ”, ka shkruar këngëtari krahas fotove.

Kujtojmë se Maluma ka njoftuar ardhjen e vajzës së tij përmes një  postimi në Instagram. Pak ditë pasi u bë baba, kolumbiani ngarkoi foto bardh e zi nga dita e lindjes së Gomez dhe shkroi:  “9 Mars në orën 8:23, lindi dashuria e jetës sonë, Paris London Gomez. Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe urimet tuaja për ditëlindje. Susanna… Dashuri: Faleminderit që realizove ëndrrën time më të madhe për t’u bërë baba, nuk do ta harroj kurrë këtë moment. Të dua”.

Këngëtari në foto shihet duke mbajtur në krahë vajzën e tij dhe duke i dhënë një puthje partneres së tij në spital, ndërsa ajo mban edhe foshnjën e tyre në gjoks pas lindjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.