Kronikë

Tentoi të vidhte dy automjete pas mesnate, arrestohet 50 vjeçari në Durrës, përsëritës i kësaj vepre penale

15:23 - 26.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 50 vjeçar është arrestuar sot në Durrës, pasi tentoi të vidhte dy automjete pas mesnate. Autori nuk është hera e parë që kapet nga policia, pasi është akuzuar dhe më parë për të njëjtën vepër penale.




Ai akuzohet për ‘Vjedhje’ dhe çështja i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

 

Njoftimi i policisë:

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Again”.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandalon vjedhjen e 2 automjeteve.

U kap në flagrancë në tentativë për të vjedhur 2 automjete, pas mesnate, vihet në pranga 50-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë patrullimeve në terren, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, kanë konstatuar pas mesnatës, në lagjen nr. 4, një shtetas që po tentonte të vidhte 2 automjete.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”, kanë kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin:

  1. A., 50 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.