BLUETOOTH

FOTO/ E mbajti të fshehtë për disa vite, Aurela Hoxha publikon imazhin e parë me partnerin e saj dhe të birin

14:55 - 27.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Modelja e njohur shqiptare, Aurela Hoxha ka ndarë me ndjekësit për herë të parë një foto me partnerin milioner, me të cilin është në një lidhje me prej shumë vitesh dhe janë prindër të dy fëmijëve.




Ndonëse është shumë aktive në rrjetet sociale, modelja ka qenë shumë diskrete përsa i përket jetës së saj personale.

Dy ditë më parë, djali i tyre Alaron ka festuar ditëlindjen dhe Aurela Hoxha e ka uruar në një postim në rrjetet sociale.

Krahas urimit modelja ka ndarë me ndjekësit disa nga momentet e lumtura me të birin, ku në një ndër fotot shihet së bashku me partnerin dhe të birin në plazh.

Megjithatë modelja është treguar shumë e vëmendshme duke mos zbuluar imazhin, pasi çifti janë fotografuar me kurriz.

Kujtojmë që prej disa vitesh çifti jetojnë në Barcelonë, ndërsa janë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe vajzës.

Modelja dhe partneri i saj nga Miloti, Albani, janë në një lidhje prej rreth 11 vitesh, megjithatë ajo është shumë e rezervuar duke mos zbuluar asnjë detaj nga marrëdhënia e tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.