Kryesore

Kroaci-Shqipëri, historike dhe duel “jetë a vdekje”

09:39 - 17.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të mërkurën e 19 qershorit, në orën 15:00, në “Volksparkstadion” të Hamburgut Kroacia dhe Shqipëria do të ndeshen për herë të parë mes tyre në rang kombëtaresh.




Fati e deshi që dueli i parë mes dy skuadrave të vijë në kuadër të ndeshjeve të dyta në Grupin B për fazën e parë të Kampionatit Europian që zhvillohet në Gjermani. Padyshim ky është një duel historik, duke ditur që nuk kanë asnjë precedent në të shkuarën. Përveç faktit se është hera e parë që përballejn me tyre, kjo ndeshje shikohet edhe si “jeta e vdekje” për kalimin në raundin e dytë.

Kroaci-Shqipëri është dueli i të mundurve në ndeshjet e para në grup dhe një tjetër disfatë do t’i minimizonte mundësitë për të kaluar Grupin B. Madje një humbje e Kroacisë mund të shikohet edhe si lamtumirë për Europianin, pasi kanë golavarazhin më të keq në grup, pasi u mund në start nga Spanja në shifrat 3-0.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.