BLUETOOTH

Receta/ Tost, ushqimi më i lehtë e më i shijshëm për t’u përgatitur!

17:33 - 17.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tosti është një ndër ushqimet më të shijshme, më e shpejta e më e thjeshta për t’u përgatitur.




Kushdo që ka udhëtuar një herë në Greqi, e njeh mjaft mirë shijen e vërtetë të tostit, kjo për shkak se origjina e saj mendohet se daton mbrapsht në Antikitetin e vendit fqinj, rreth shekullit VI pr.K.

Ju nevojiten bukë, djathë guda të prerë në feta, proshutë apo sallam të prerë gjithashtu në feta, gjalpë dhe majonezë.

Është e domosdoshme që produktet e bulmetit të mbahen në frigorifer!

Receta

Fillimisht marrim dy feta bukë dhe i shtrojmë secilës nga një sasi majoneze.

Preferohet që buka të jetë e sa më e butë, në mënyrë që të piqet siç duhet më pas.

Njërës prej fetave të bukës, e cila është e mbuluar nga majoneza, i vendosim fillimisht proshutën, lloj i së cilës zgjidhet sipas preferencës, por sugjerohet të jetë prej pule, e sipër saj djathin guda.

Sipër tyre vendosim fetën tjetër të bukës, e cila përmban gjithashtu një shtresë majoneze.

Këtu hyn e në fuqi gjalpi, përbërësi sekret i grekëve për tostin më të shijshëm!

Aplikojmë një shtresë të hollë gjalpi në pjesën e sipërme të tostit që përgatitëm dhe e vendosim në thekësin e bukës (tostieren).

E lejmë të piqet aty për rreth 4-5 minuta e më pas e servirim të nxehtë në pjatë. Mund të shoqërohet shumë lehtë me patate të skuqura, sallatë apo kotëleta, si dhe me një lëng frutash të freskët.

Në rast se nuk keni tostiere, mjaft mirë mund t’i jepni një skuqje të lehtë në tigan në zjarr të ulët në mënyrë që të mos digjet.

Tosti është një nga ‘snak’ më të preferuar të fëmijëve e më se i sugjerueshëm për vaktet e mëngjesit.

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.