BOTA

Mbytet anija me emigrantë në brigjet e Italisë, mbi 11 viktima dhe 60 të zhdukur

09:55 - 18.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe më shumë se 60 janë të zhdukur si pasojë e dy anijeve të mbytura në brigjet e Italisë jugore, thonë ekipet e shpëtimit.




Organizata bamirëse gjermane RESQSHIP tha se mori 51 persona nga një varkë prej druri që po fundosej dhe gjeti 10 trupa të bllokuar në kuvertën e poshtme pranë ishullit Lampedusa të hënën.

Në një incident në të njëjtën ditë, më shumë se 60 persona u raportuan të zhdukur, ku 26 prej tyre dyshohet se ishin fëmijë, tha Médecins Sans Frontières (MSF).

“Varkat mbanin emigrantë që ishin nisur nga Libia, Turqia, Siria, Pakistani dhe Bangladeshi”- thanë agjencitë e OKB-së.

Të mbijetuarit pranë Lampedusa-s iu dorëzuan rojes bregdetare italiane dhe u nxorën në breg mëngjesin e së hënës, ndërsa të ndjerit po tërhiqeshin në ishull, sipas RESQSHIP.

Anija tjetër e mbytur ndodhej rreth 125 milje larg brigjeve të Kalabrisë në Italinë jugore, thanë agjencitë.

Një nga 12 personat e mbijetuar vdiq pasi zbarkoi, tha roja bregdetare italiane.

Mesdheu është rruga më vdekjeprurëse e njohur e migrimit në botë. Më shumë se 23,500 emigrantë kanë vdekur ose janë zhdukur në ujërat e saj që nga viti 2014, sipas të dhënave të OKB-së.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.