Kryesore

Legjenda kosovare, Ardian Kozniku: Kroatët favoritë në letër, Shqipëria mund të jetë surprizë

13:20 - 19.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Legjenda kosovare, Ardian Kozniku, i cili jeton dhe vepron në Kroaci pasi është edhe ish-lojtar i kombëtares kroate, ka folur në prag të sfidës Kroaci-Shqipëri. Mes të tjerash, për mediat kroate Kozniku u shpreh:




“Do të jetë interesante, sepse të dyja kombëtaret humbën në raundin e parë. Pres një ndeshje të hapur, sepse të dyja kombëtaret do të shkojnë për fitore. Cilësia dhe përvoja janë në anën e Kroacisë. Përveç kësaj, lojtarët kroatë, të paktën 80% e tyre, kanë luajtur së bashku prej vitesh. Dhe prandaj mendoj se e “përtypën” më lehtë humbjen ndaj Spanjës. E përsëris, cilësia, individuale dhe ekipore është në anën e Kroacisë, por patjetër duhet të jenë të kujdesshëm ndaj Shqipërisë. Për të mos përmendur emrat, ata janë të fortë si kolektiv. Është e vërtetë, ata nuk kanë lojtarë të klasit në sulm, si Petkoviç, Perishiç, Kramariç, por gjithsesi do të përgjojnë në fillimin e rasteve nga kundërsulmi. Janë një skuadër e ekuilibruar, të gjithë mund të shënojnë gol, edhe pse tashmë janë larguar Sokol Cikalleshi dhe Myrto Uzuni. Ndoshta më i rrezikshmi është Manaj, por në përgjithësi, Kroacia është shumë më mirë në letër. Shqiptarët nuk kanë asgjë për të humbur në këtë kampionat dhe mund të fitojnë shumë. Epo humbën nga Italia, por nuk u turpëruan. Askush nuk i fajëson ata për atë disfatë. Dhe gjithashtu, ata do të shkojnë në ndeshjen kundër Kroacisë të lehtësuar sepse e dinë se Kroacia është favorit në letër. Dhe kjo është më e keqja për Kroacinë, sepse shqiptarët mund të jenë surprizë”.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.