Kryesore

Ilir Meta tregon pse vendosi për t’u divorcuar nga Monika Kryemadhi: Nuk po ndahem për një grua tjetër, por marrëdhënia ka pësuar krisje që nga…

13:44 - 21.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se vendimi për t’u divorcuar nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi është tërësisht politik.




Në mbledhjen e kryesisë politike, ai sqaroi opinionin publik se pse është detyruar të marrë këtë vendim të  vështirë, por siç u shpreh është objektiv.

Meta: Dua të bëj një sqarim publik lidhur me vendimin tim të djeshëm. Ju jeni njohur me vendimin për divorcin, ky ka qenë më i vështirë, por është objektiv.

Lidhen me kauzat e mëdha që unë mbroj dhe janë jetike për Shqipërinë dhe shqiptarët

Marrëdhëniet tona kanë pësuar një krisje që nga vendimi për djegien e mandateve

Unë mirëkuptoj çdo reagim emocional, por përgjegjsitë e mia janë të gjera.

Ky vendim i imi nuk lidhet me raportet tona si grua.

Nuk po ndahem me një grua për një grua tjetër, por për të përmbushur kauzat, që kjo marrëdhënie ishte pengesë

Ilir Meta i kërkoi një ndjesë të gjithë njerëzve të afërm, por mbi të gjitha tre fëmijëve që ish-çifti Meta – Kryemadhi kanë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.