Pas rreth 24 orësh, autoritetet kanë arritur të identifikojnë viktimën i cili ndërroi jetë për shkak të shpërthimit të fuqishëm në Portin e Sarandës mbrëmjen e djeshme, në orën 22:00.
Mësohet se viktima është Armandi Nelaj, 52 vjeç, me origjinë e vendbanim në Sarandë.
52 vjeçari ishte biznesmen prej 13 vitesh në qytetin bregdetar, i cili zotëronte një kompani të mjetëcve të rënda të ndërtimit.
Nuk dihen akoma shkaqet e shpërthimit që zunë dhe Armandi Nelajn, por uniformat blu po hetojnë intensivisht për ngjarjen.
Dyshohet se shpërthimi u bë me një sasi eksplozivi, pasi u gjetën disa copa metalike në ujë.
Ndërkohë hetimet janë shtrirë në disa drejtime, përfshirë e ato me prapavijë kriminale.
Shfaq Komentet (0)