Kryesore

Rreziqet dhe problemet që vijnë nga akulloret jo të freskëta

14:20 - 28.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditët e ngrohta kanë filluar dhe akulloret rikthehen të preferuara për mjaft konsumatorë, por duhet të dini diçka me rëndësi. Helmimi është rreziku kryesor që vjen nga një akullore e paketuar keq dhe e vjetëruar, ose e sezonit të shkuar.




Duhet të dini që data e skadencës nuk duhet të jetë informacioni i vetëm që duhet t’ju mjaftojë për të vendosur nëse një akullore është e sigurt për t’u ngrënë apo jo.

Duhet të shikoni më kujdes nëse akullorja ka një paketim të hapur, të fryrë ose nëse është ruajtur në kushtet e duhura. Akulloret e vjetëruara, kanë tendencën të jenë objektiv më i lehtë i baktereve të dëmshme. Baktere lulëzojnë në ushqime të pasura me proteina siç janë vezët, shpendët, mishi, peshku dhe produktet e bulmetit.

Ngrirja e ngadalëson rritjen e baktereve, por jo domosdoshmërisht i vret ato. Rreziku qëndron nëse ju keni lënë një akullore të hapur në frigorifer, e cila tashmë me siguri është kthyer në “shtëpinë”e baktereve. Sapo ta nxirrni nga frigoriferi, bakteret do të lulëzojnë menjëherë duke shtuar rrezikun e helmimit.

Sigurohuni që akullorja është tërësisht e ngrirë dhe jo e qullët. Sigurohuni që frigoriferi gjithashtu të jetë i ngrirë në mënyrë solide.

Akulloret e pahapura ose të ruajtura në mënyrë perfekte në minus 17 gradë celcius mund të jenë të sigurta për konsum deri në 2-3 muaj.

Nëse planifikoni ta mbani më gjatë se aq atëherë mbështilleni me karton ose qese plastike me vakum për të ruajtur cilësinë e akullores.

Si të dalloni një akullore jo cilësore

Nëse dëshironi të mësoni se si dallohet një akullore që nuk është cilësore, duhet ta shikoni me kujdes.

Akulloret që janë të prishura e që jo domosdoshmërisht kanë një shije të keqe, kanë kristale akulli të formuar në majë të saj dhe në bishtin e kaushit të paketuar.

Akulloret janë një mënyrë për të marrë yndyrna të shëndetshme, kalcium, enzima, vitamina dhe minerale.

Por kjo vlen gjithnjë nëse përdor qumësht të vërtetë, vezë të vërteta dhe ëmbëlsues të shëndetshëm.

Akullorja më e mirë bëhet në shtëpi. Recetat janë të ndryshme dhe variojnë nga shija por kryesisht një recetë e thjeshtë kërkon qumësht, vezë, sheqer, reçel, niseshte, vanilje, arra ose bajame./AgroWeb.org


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.