Kryesore

“S’paska qenë kallëzim, po një kërcim i çingijes në prehrin e tutorit të ri lart në ballkon!” -U paraqit i vëllai në SPAK, ironizon Edi Rama: Detyroi narkosin e kallëzuar…

15:12 - 28.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsa i përket marrjes në pyetje të vëllait të tij, Olsi Rama nga SPAK, në lidhje me dosjen Xibraka.




Kreu i qeverisë u shpreh me ironi se nuk ishte një kallëzim, por një kërcim i çingijes në prehrin e tutorit të ri lart në ballkon.

Sipas tij, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, nuk ka arritur të gjejë dot një narkotrafikant në familjen Rama, pasi vetë vëllai i tij u detyrua të bëntë kallëzim ndaj demokratit për akuzim të rremë.

Rama në fund të reagimit të tij në platformën X shprehet se “le të presim deri në fund nëse SPAK do të gjejë provat e pretenduara nga çingija do të duhet t’i gjejë vendin gishtit të akuzës që e ka mbajtur aq shumë në ajër”

Edi Rama: A ju kujtohet kur thoshte “kallzim more kallzim kam bërë” duke tundur ndenjësen mbi karrige?! Kishte zbuluar një narkotrafikant në familjen time, që e kishte kallzuar në SPAK dhe aq shumë e bëri ajrin vrimë me gisht sa e detyroi narkosin e kallzuar, t’i bënte kallzim për kallzim të rremë. Mirëpo ja që s’paska qenë kallzim i rremë sepse s’paska qenë fare hiç kallzim, po një tjetër kërcim i çingijes në prehërin e tutorit të ri lart në ballkon. Orë të tëra në parlament, intervista të tëra nëpër kanale, tituj e fjali të tëra nëpër portale, pa asnjë turp e asnjë respekt për miletin që e kanë bërë si mish në pazarin e neveritshëm të kujeve e kuisjeve të tyre, dhe si përfundim një tallje e madhe për një kallëzim që nuk ekziston! Fatmirësisht SPAK-u megjithatë e ka rihapur dosjen e tundur nga çingija si dajre mbi prehërin e tutorit dhe le të presim deri në fund nëse do të gjejë provat e pretenduara nga çingija do të duhet t’i gjejë vendin gishtit të akuzës që e ka mbajtur aq shumë në ajër, për të argumentuar kallzimin e paqenë!

Kujtojmë se Gazment Bardhi ka denoncuar Olsi Ramën, si të përfshirë në çështjen e organizatës kriminale të Xibrakës.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së ka publikuar disa dokumente të prokurorisë, ku përfshirja e Olsi Ramës sipas tij është lënë pa emër, por sipas tij është identifikuar makina që ai përdor.

 Sipas Gazment Bardhit “Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton gjithashtu se Olsi Rama, vëllai i kryeministrit dhe anëtarët kryesorë të grupit kriminal të Xibrakës, Genci Xhixha, Ermal Hoxha dhe Gentjan Gjonaj kanë përdorur disa herë, së bashku dhe veç e veç, automjetin me targa AA653DM.

Gjatë periudhës Prill – Dhjetor 2014, kur u planifikua dhe u zbatua plani për ngritjen e laboratorit të kokainës, automjeti me targa AA653DM është përdorur për hyrje-dalje nga Shqipëria nga Olsi Rama, Genci Xhixha (bosi i grupit kriminal), Ermal Hoxha (anëtar i grupit kriminal) dhe Gentian Gjonaj (anëtar i grupit kriminal). E ndërsa tre të tjerët janë identifikuar nga Policia, duke përshkruar edhe automjetet me të cilët kanë lëvizur gjatë takimit me grupin kriminal në bazën e tyre në Tiranë, 45 vjecari, përdorues i automjetit me targa AA653DM nuk është identifikuar me emër.

Pra, policia dhe prokuroria, i vendosin në dosje moshën fikse të personit, por jo emrin! “Pak kohë më parë, bëra të njohur faktin se disponoj prova që e lidhin Olsi Ramën, vëllanë e kryeministrit të Shqipërisë, me organizatën kriminale të trafikimit të drogës në Xibrakë, organizatë kjo e zbuluar 10 vite më parë nga organet ligjzbatuese gjermane.

Këto prova faktojnë se Shqipëria nuk udhëhiqet nga një qeveri demokratike, por sundohet nga një kryeministër i marrë peng nga organizatat kriminale të trafikut ndërkombëtar të kokainës. Ky është cilësimi më i butë që munda të bëja për Edi Ramën. Sepse faktet që do të prezatoj sot mund ta bëjnë bashkëpunëtor apo në aleancë me këto organizata të krimit të organizuar. Çështja “Xibraka” është modeli i rënies së shtetit dhe i ngritjes së krimit. Ishte laboratori i parë i kokainës që zbulohej në Shqipëri vetëm 1 vit pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës“.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.