Kryesore

Xibraka/ Rama tha se nuk ka bërë kallëzim, Bardhi i përgjigjet duke publikuar përgjigjen e Altin Dumanit për rihapjen e dosjes

15:46 - 28.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Grupit Parlamentar të PDsë, Gazmend Bardhi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama se demokrati nuk ka bërë kallëzim ndaj Olsi Ramës për çështjen Xibraka.




Për të provuar kallëzimin  e bërë prej tij, Bardhi paraqet përgjigjen e marrë nga Altin Dumani përsa i përket rihapjes së kësaj dosje.

Ironitë nga ana e demokratit kundrejt familjes Rama nuk kanë munguar, teksa është shprehur që kryeministri të ndryshojë strategji, ndërsa vëllai i tij të ketë kujdes nga automjeti me targa AA653DM.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Vëllai i Olsit vazhdon me gënjeshtrat ditore, duke përhumbur në nocione juridike që as i kupton dhe as nuk mund ti kuptojë. Po more budalla po kallëzim kam bërë! Lexo përgjigjen e drejtuesit të prokurorisë së Posaçme z. Altin Dumani!

Unë nuk do bëjë kallëzimin në formën që do ti dhe yt vëlla, me qëllim rivarrosjen e çështjes që ekziston nga Prokuroria e Hanoverit.

Unë kam bërë kallëzim siç e kërkon ligji në këtë fazë ku ndodhet çështja penale, dhe që ka risjell ekzaktësisht atë që unë kam kërkuar: “Rihapjen e dosjes penale 335/1-2016 që prokurori yt personal e kishte varrosur në 2018”.

Tani mban nr. 88-2024, që do të shënjoje gjatë gjithë jetës dhe duhet ta mbash mend mirë! Deri atëherë, ndrysho strategji, të fala Olsit dhe kujdes narkoautomjetit me targa AA 653 DM!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.