Kronikë

Dyshohet për pastrim parash dhe përfshirje në dosjen e inceneratorit të Fierit, vihet nën pranga në Romë, Juri Ymeraj

15:18 - 04.07.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Juri Ymeraj, është arrestuar ditën e sotme në Romë të Italisë. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar si i dyshuar për pastrim parash dhe i përfshirë në dosjen e inceneratorit të Fierit.




Ai u vendos nën pranga nga Interpol Rome, pasi GJKKO-ja ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

“Sot me daten 04.07.2024, nga Interpol Rome është arrestuar Juri Ymeraj, i datelindjes 01.07.1989, shpallur ne kerkim nderkombetar nga Interpol Tirana.

Shtetasi i mesiperme eshte shpallur ne kerkim sepse Gjykata e Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, me vendimin Nr.82, date 11.11.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, per vepren penale të: “Pastrim te produkteve te vepres penale”, njofotn policia.

Ymeraj është i përfshirë në dosjen e inceneratorit të Fierit, ku ai së bashku me Arbër Denizi dhe Silvester Driza, kanë themeluar shoqëritë “Pivot 04” sh.p.k, “Sili” sh.pk, ‘JPY’ sh.p.k.

Nga hetimet e kryera, transaksionet e inceneratorit të Fierit me kompanitë “Pivot 04” sh.p.k, “Sili” sh.pk, ‘JPY’ sh.p.k, janë fiktive dhe se ato janë krijuar posaçërisht për t’u përdorur për të mbuluar natyrën e vërtetë të kryerjes së këtyre transaksioneve.

“Silish.pk, dhe “IP.Y” sh.p.k, kanë deklaruar të njëjtën adresë të selisë së tyre në Durrës. Asnjë prej këtyre shoqërive nuk kanë pasur kapitalin e nevojshëm, punonjësit e nevojshëm të kualifikuar për të kryer punimet sipas faturave tatimore.

Punëtorët e regjistruar janë punëmarrës fiktivë, pasi gjatë deklarimit të tyre rezulton se nuk kanë pasur dijeni për këtë fakt dhe nuk njohin personat e tjerë të regjistruar si të punësuar.

Ndërkohë, personat që kanë themeluar shoqëritë respektive, Arbër Denizi, Silvester Driza, dhe Juri Ymeraj, kanë lidhje shoqërore me Arbi Kokën, djali i Lefter Kokës, ky i fundit i arrestuar i pari për këtë skandal!

Më datë 16 nëntor 2022, SPAK lëshoi 11 urdhër arreste të reja. Nga këto, 5 prej tyre janë ekzekutuar nga policia e shtetit.

PJESE NGA DOSJA E SPAK

Nga hetimi ka rezultuar se nga kreditimi i TVSH-së, bërë nëpërmjet faturimeve fiktive, i është shkaktuar dëm ekonomik buxhetit të shtetit, në vlerën totale 59,915,020 (pesëdhjetë e nëntë milion e nëntëqind e pesëmbëdhjetë mijë e njëzet) lekë.

Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin me nr.82, datë 11.11.2022 të Gjykatës Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, janë miratuar 11 (njëmbëdhjetë) masa sigurimi personale, nga të cilat 10 (dhjetë) masa sigurie “arrest në burg” dhe 1 (një) masë sigurie “arrest në shtëpi”.

Masat e sigurisë personale janë miratuar për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, në bashkëpunim, “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”,“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuara nga nenet 143/3, 25, 144/a, 25, 245, 25, 248, 259, dhe neni 287, gërmat (a) dhe (b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal.

URDHER ARRESTE PER:

Gentian Zifla
Arjola Kodra
Enver Sheshi
Robert Shabani
Regan Merdani
Loran Dusha
Arben Dervishaj
Arber Denizi
Juri Ymeraj
Silvester Dreza

Kush janë

Një prej personave të shoqëruar këtë të mërkurë është Arben Dervishaj, i cili është zv.president i Shoqatës së Ndërtuesve dhe numri dy i FSHF-së. Sipas hetimeve të SPAK, Arben Dervishaj në rolin e supervizorit rezulton se me kompaninë e ti ka konfirmuar se janë kryer punimet në inceneratorin e Fierit ndërkohë që nga hetimet e thelluara ka rezultuar që sitaucionet e punimeve nuk kanë qenë si janë deklaruar nga ana e supervizorit Dervishaj.

Ariola Kodra është administratorja e Inceneratorit te Tiranes.

Ndërsa Loran Dusha është administratori i inceneratorit të Fierit.

Loran Dusha duke deshmuar ne komisionin hetimor parlamentar

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.