Ditën e sotme një person ka humbur jetën në një aksident automobilistik në aksin rrugor Milot-Mamurras, tek vendi i quajtur kryqëzimi i Patokut.
Burime të policisë lokale thonë se një këmbësore është përplasur nga një automjet. Viktima po tentonte që të kalonte në anën tjetër të rrugës.
Ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë rrethuar zonën. Për momentin nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës.
Shfaq Komentet (0)