![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Besimtaret ortodoksë festojnë sot Ditën e Ujit të Bekuar. Por pjesëmarrja e madhe e njerëzve në Katedralen Ortodokse “Ringjallja e Krishtit” në Korçë për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi.
Në vendin ku ndizen qirinjtë nga pjesëmarrja e madhe e njerëzve dhe rrëmuja ka rënë zjarr jashtë mbajtëseve të qirinjve.
Në këtë video të siguruar nga Gazeta Shqiptare duket se si shtëllunga tymi dalin nga dritaret e Katedralja.
Po ashtu në video jashtë duke edhe turma njerëzish të frikësuar. Policia e Korçës tha për Gazetën Shqiptare se nga zjarri nuk pati asnjë të lënduar dhe se shumë shpejt u vu nën kontroll.
Vlen të theksojmë se dhe Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë ne ceremoninë kishtare. Mitropoliti i Korçës, Johan Pelushi bekoi në Kishë presidentin Meta.