Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Enada, o nëne çfarë gushe… Kush e ka lënë vetëm Anjeza Shahinin?
Enada Atnikolla, o nëne çfarë gushe…
Dikur ka qenë modele, me linja të mira ndërsa pas lindjes së vajzës pesha e saj erdhi gjithnjë në rritje. Sigurisht gratë me qumësht shëndoshen. Disa kohë më vonë ajo u dobësua duke kthyer jo tamam formën që kishte, por erdhi mirë. Por pas kaq vitesh stilistja Enada ka marrë sërish disa kile tepër. Në këtë lokal pabarazi ynë e ka fokusuar bust, ndërsa më shumë në pamjen e ish-modeles, bie në sy gusha e shëndoshur.
Kush e ka lënë vetëm Anjeza Shahinin?
Nuk e morëm që nuk e morëm vesh se cili është miku i Anjeza Shahinit. Ajo në fakt thotë se është vetëm madje na ka orientuar mes shkrimeve si e do mashkullin ideal, por në këtë foto paparac, duket se ajo pret dikë. Është ulur në një bar, e mbasi pi një lëng frutash, merr telefonin në dorë e nis një mesazh. Pas saj, i bie telefonit dhe flet me dikë. Por sërish edhe pas disa kohësh ajo mbetet vetëm në tavolinë duke pritur “të panjohurin”.
Ky shkrim u botua më 16 Gusht 2008