SPORT

Nuk mund ta lejojmë futbollin në duart e një organizate të kalbur

09:18 - 22.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Miguel Poiares Maduro * Navi Pillay dhe Joseph Weiler** – Kush nuk u gëzua kur pas vitesh skandalesh dhe korrupsioni, u besua që zyrat e FIFA-s do të pastroheshin më në fund?




Në vijim të një procedure penale të nisur kundër disa keqbërësve kryesorë të identifikuar, një drejtim i ri u ngrit në muajin shkurt të vitit 2016, duke bërë premtime të mëdha reforme.

Si anëtarë të pavarur të komisionit të ri të drejtimit, ne u angazhuam në këtë proces reforme.

Ne e morëm seriozisht detyrën tonë: të mbikëqyrnim procesin e reformës të FIFA, të zbatonim rregullat në drejtim të procesit të zgjedhjeve për kandidaturat në gjirin e FIFA, të kontrollonim zgjedhjet dhe të promovonim përgjegjësinë sociale dhe të drejtat e njeriut në futboll.

Sot asnjë nga ne nuk e ka ruajtur postin e tij.

Cili ishte gabimi ynë? Duket se ne e morëm detyrën tonë tepër seriozisht. Sigurisht, ne dimë që të ndryshosh një kulturë institucionale do të merrte kohë. Bëhet fjalë për botën e futbollit, ku bëjnë pjesë organizata të pabindura për çdo kontroll të pavarur, të dominuara nga një grup i vogël aktorësh pak të prirur të bëjnë publike llogaritë mbi veprimet e tyre dhe në të cilin interesa të mëdha ekonomike dhe politike janë në lojë.

Një konflikt i pabesuar interesash shënohet madje në zemër të udhëheqjes së FIFA-s: drejtuesit e saj varen në mbijetesën e tyre nga federatat e futbollit, të cilat duhet të sigurojnë kontrollin. Në gjirin e shumë federatave ka një mungesë demokracie, integriteti dhe përgjegjësie.

Pushteti në FIFA është shumë në duart e një karteli politik. Kjo shpjegon faktin që me gjithë skandalet e shumta që i kanë rrethuar, ato organet drejtuese të futbollit kanë mbetur të pandryshuara qysh prej shumë vitesh.

Të bashkuar nga dashuria e lojës, por të palidhur me botën e futbollit dhe me një përvojë të gjatë në fushën e të drejtës dhe të drejtimit, ne e pranuam emërimin tonë, pasi morëm angazhime solemne të presidentit të FIFA lidhur me pavarësinë tonë.

Duke e kuptuar që reforma nuk mund të bëhej në një ditë, ne kemi ditur të tregoheshim të butë kur na dukej se na imponohej, duke qenë të papërkulshëm dhe për të mos shkelur disa vija të kuqe. Ne jemi përpjekur që të respektohej në mënyrë efektive dhe të paanshme parimi i neutralitetit kundrejt botës politike.
Tashmë është bërë mjaft publik vendimi ynë i marrë në mars të vitit 2017, që largoi zëvendëskryeministrin rus, Vitali Mutko, nga zgjedhjet e këshillit të FIFA, që çoi në një rivënie në diskutim të pavarësisë sonë.

Ne gjithashtu u përpoqëm të zbatonim parimin e barazisë gjinore, të promovonim të drejtat e njeriut dhe të krijonim rregulla për të siguruar integritetin e zgjedhjeve. Të gjitha përpjekjet tona dolën sheshit të kota. Mbijetesa e drejtuesve lidhej me çmimin e pavarësisë sonë.

Shtete të kërcënuara
nga përjashtimi

FIFA nuk do të mund të reformohet brenda saj për sa kohë që ata, të cilët janë ngarkuar të bëjnë të tilla reforma do të jenë të varur për të ruajtur punën e tyre, të atyre që janë drejtpërdrejt të interesuar për këto reforma, si dhe për sa kohë që komisionet e pavarura të kontrollit do të mund të shfuqizohen sipas dëshirës së atyre që mbahen për kontrollin.

Sporti sot në botë është një nga dimensionet më të rëndësishme të jetës ekonomike. Ai përfaqëson rreth 2% të GDP botërore.
Kjo fushë e jetës ekonomike dhe sociale drejtohet nga organizata që kanë një karakter privat. Këto organizata rregullojnë aksesin në tregjet e sportit, ato përcaktojnë dhe bëjnë të respektohen rregullat mbi të cilat këto tregje funksionojnë. Këto rregulla nuk u nënshtrohen mekanizmave të pjesëmarrjes dhe të kontrollit, të cilave i nënshtrohen të gjitha format e tjera të rregullave të jetës ekonomike dhe sociale.

Çfarë të bëjmë?
Raporte të rëndësishme parlamentare dhe të pavarura janë bërë tashmë publike pa u ndjekur nga rezultate të vërteta. Në këtë fushë mund të veprohet vetëm në shkallë ndërkombëtare.

Asnjë shtet (përfshirë Zvicrën, ku ndodhen shumë nga këto organizata) nuk ka mjaft pushtet për të rregulluar vetëm ai këto organizata ndërkombëtare. Sa herë që një shtet i izoluar është përpjekur ta bëjë atë, ai është kërcënuar të përjashtohet nga organizata e sportit dhe menjëherë i është dashur të nënshtrohet.
Bashkimi Europian ka një përgjegjësi të veçantë për të nisur këto reforma. Është mbledhja e 28 shteteve anëtare dhe është e pamundur për këto organizata private ta injorojnë atë. Komisioni europian mund të veprojë duke përdorur kompetencat e tij në fushën e konkurrencës dhe të tregut të brendshëm.
Parlamenti europian sërish mund ta trajtojë këtë çështje, por këtë herë duhet të kërkojë me ngulm një veprim efektiv nga ana e Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian.

Ja dy iniciativa konkrete.

Së pari, duhet ngritur një agjenci të pavarur dhe me kompetenca për të kontrolluar dhe mbikëqyrur çështjet etike dhe të drejtimit, si dhe zgjedhjet në gjirin e këtyre organizatave.
Kjo agjenci nuk do të ngarkohej të “qeveriste” botën e sporteve, por ajo do të kishte për mision të garantojë që këto organizata sportive ndërkombëtare të respektojnë parimet e një drejtimi të mirë.

Komisioni i Kulturës i Këshillit të Europës i bëri thirrje Bashkimit Europian të marrë një iniciativë të tillë. Ne e mbështesim plotësisht këtë thirrje.

Së dyti, të bëhen hetime dhe të nisë ndjekje penale kundër aktiviteteve kriminale ndërkombëtare të lidhura me aktivitetet sportive, duhet të jetë një prioritet për prokurorin e ardhshëm publik europian.

Me miliarda persona në botë janë të pasionuar me sportin, pasi e praktikojnë atë, ose sepse ato i ndjekin aktivitetet e tyre nëpërmjet medias televizive. Megjithatë, ato janë të privuar nga çdo fuqi për t’u shprehur dhe të kontrollojnë organizatat private, që drejtojnë botën e sportit.
Është koha të veprojmë në emër të tyre për të mbrojtur integritetin e futbollit dhe të sportit në përgjithësi. Ne nuk mund të lejojmë një lojë kaq fisnike në duart e një organizate të kalbur.

*Miguel Poiares Maduro
Ka drejtuar komisionin
e mission de gouvernance
de la FIFA nga korriku 2016
deri në maj 2017
**Navi Pillay dhe Joseph Weiler
Anëtarë të këtij komisioni
nga dhjetori 2016 deri në maj 2017
Marrë nga gazeta
“Le Monde” 5 janar 2018

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.