Një tërmet me Magnitudë 8.2 ka tronditur brigjet amerikane të Alaskas ditën e martë, duke shkaktuar alarmin për cunam.
“BBC” raporton se tërmeti goditi në oqean rreth 300 km në juglindje të Kodiakut, në një thellësi prej 10 kilometrash, në orën 09:31 (me orën europiane).
Qendra Kombëtare për Paralajmërimet e Cunameve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës lëshoi alarmin për brigjet e shtetet e British Kolumbias dhe Alaskas.
Njerëzve në këto zona u kërkohet të strehohen në vende të larta.
“Valët e rrezikshme të cunamit janë të mundshme”, rrëfen një gazetari i Alaskës pas bisedës me Qendrën Paralajmëruese të Cunamit.
Shfaq Komentet (0)