LIFE STYLE

Video/ Djali surprizon të dashurën, propozim spektakolar për martesë

09:16 - 08.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka qenë e mirëorganizuar gjithçka dhe ia ka dalë ta kthejë në një nga ditët më të bukura. Gjithçka nisi si kërcim mes shoqërisë dhe përfundoi me ulje në gjunjë të djali dhe propozim për martesë të dashurës së tij. Nuk po flasim për ndonjë pjesë të romanit, por për një propozim real të ndodhur në Elbasan.




Ka qenë blogeri, Olti Curri, i cili ka ndarë videon e propozimit në rrjetin social, ku shfaqet djaloshi, i cili i ulet në gjunjë vajzës së tij të zemrës, duke i ofruar unazën e martesës.

Emocion, lot gëzimi dhe në fund një ‘PO’ e madhe. Më mirë se kaq nuk kishte ku të shkonte, ku unazës i është bashkangjitur dhe një tufë me lule për vajzën simpatike, e cila u befasua nga kjo surprizë.

Kjo situatë ka ndezur edhe më shumë atmosferën në partyn që po organizohej në një nga lokalet e Elbasanit, ku ka vijuar kërcimi dhe urimi për çiftin e ri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.