Kreu i Alenancës Shqiptare në Maqedoni, Ziadin Sela, është kërcënuar për vdekje.
Pas kryeministrit Zoran Zaev , Sela është lideri i dytë i kërcënuar me jetë nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Kursum vo glava bi mu dal…plumb në ballë do ti jepja”, “Më e leverdishme të ishte likuiduar atëherë…”, “Duhet të vritet” janë disa nga kërcënimet që janë bërë në rrjetet sociale ndaj kreut të ASH-së.
Burime nga kjo parti janë shprehur se policia duhet të marri masa ndaj kërcënimeve të kryetarit të tyre, njësoj si kallëzimi penal për kërcënimet ndaj Zaevit
Ministria e Punëve të brendshme njoftoi se do të ngrejë padi penale kundër një personi që përmes facebook-ut i është kërcënuar me vrasje kryeministrit Zoran Zaev.
Shfaq Komentet (0)