SPORT

Mesi thyen mallkimin Bajerni ‘manita’ Beshiktashit

08:23 - 21.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Çelsi dhe Barecelona janë ndarë në një barazim 1-1 në duelin e parë mes tyre në fazën me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve. Një rezultat që u shkoi më shumë për shtat katalanasve, të cilët luajnë ndeshjen e kthimit në fushën e tyre dhe që kanë kështu një avantazh të vogël para asaj sfide.




Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, ndonëse rastet nuk kanë munguar nga të dy skuadrat. Siç pritej, Barcelona dominoi mbajtjen e topit, por ishte Çelsi që krijoi rastet më të pastra dy herë në fundin e këtij fraksioni loje me anë të Uillian. Futbollisti ishte shumë i pafat, teksa pa në të dy rastet që topi të ndalej nga shtylla e portës së mbrojtur nga Ter Shtegen.

45 minutat e dyta të ndeshjes filluan me Barcelonën në sulm, duke u munduar të mbyllte anglezët në zonën e tyre. Por në momentin më të mirë të spanjollëve erdhi edhe goli i skuadrës vendase, që kaloi në avantazh me anë të Uillian. Braziliani lëshoi një gjuajtje spektakolare nga jashtë zonës që nuk i dha mundësi reagimi Ter Shtegen, për të ndezur entuziazmin në “Stamford Bridge”. Çelsi dukej në kontroll të plotë të ndeshjes, por me gabimin e parë u ndëshkua nga Lionel Mesi. Një top i humbur nga Markos Alonso përfundoi te Iniesta dhe ai nuk e kishte të vështirë ta dërgonte te Mesi që theu mallkimin e tij ndaj Çelsit. Argjentinasi nuk kishte shënuar asnjëherë më parë përballë Çelsit, por ia doli mbanë në ndeshjen e 9 kundër kësaj skuadre, duke barazuar shifrat për t’i dhënë mundësinë Barcelonës të merrte një barazim 1-1, rezultat më se i pranueshëm para sfidës së kthimit në “Kamp Nou”. Ndërkohë Bajerni Mynihut e kthen në formalitet kualifikimin për më tej në Champions League pasi sot në mbrëmje ka fituar 5-0 kundër Beshiktashit në sfidën e parë të luajtur në Gjermani. Myler dhe Levandovski shënojnë nga dy gola, ndërsa rrjetën e ka gjetur edhe Koman.

Champions

Faza 1/8

Të martën
Bajern Mynih-Beshiktash 5-0
Çelsi – Barcelona 1-1
Të mërkurën
Sevilja – Man.Junajtid 20:45
Shakhtar Donjeck-Roma 20:45


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.