![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Deklarata e Kryeministrit Edi Rama se Presidenti i ri i Republikës, mund të jetë një emër nga diaspora, ka sjellë edhe reagimin e kreut të opozitës, Lulzim Basha. Nëpërmjet një statusi në Facebook, kryetari i Partisë Demokratike ka ironizuar kryeministrin duke i këshilluar të lexojë njëherë Kushtetutën e Shqipërisë. ”#EdMashtrusi lexo njëherë Kushtetutën e Shqipërisë pastaj ti këndojmë Rezolutat e Partisë Popullore Europiane…”, ka thnë Basha në postimin e tij.
Në një intervistë për “dialogplus” media shqiptare në Zvicër Kryeministri Edi Rama është shprehur se Presidenti i ri i Shqipërisë mund të jetë edhe nga diaspora. “Këtë nuk e kam menduar, por faleminderit se më dhatë një ide. Nuk e përjashtoj asnjë mundësi. Kandidati mund të jetë edhe nga diaspora”.