![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Me siguri mezi prisni ta zbuloni se cili është ky produkt!
Bëhet fjalë për shafranin e Indisë. Kjo erëz, e cila ka qenë një përbërës kryesor në gatimet indiane dhe aziatike për mijëra vite me radhë, është bërë shumë popullore vitet e fundit në të gjithë botën.
Shafrani i Indisë njihet për disa nga përfitimet shëndetësore, si ulja e rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës apo për pastrimin e lëkurës.
Kjo erëz është përdorur gjithashtu edhe për lehtësimin e dhimbjeve të kokës, duke qenë se përbërësi i saj aktiv kurkumina përmban efekte antiinflamatore dhe antioksiduese të forta.
Shkencëtarët, mjekët dhe dietologët mendojnë se kjo erëz mund të shërbejë edhe si ilaç për lehtësimin ose parandalimin e dhimbjeve të shkaktuara nga migrena.
Migrena, e karakterizuar nga dhimbje therëse dhe pulsuese, prek miliona njerëz në të gjithë botën dhe është e vështirë për t’u trajtuar, duke qenë se akoma nuk është zbuluar se çfarë e shkakton realisht këtë sëmundje.
Ekspertja e dietologjisë, dr. Vanessa Rissetto, tregon për Daily Mail se shafrani i Indisë dhe kurkumina kanë potencialin të parandalojnë këto dhimbje koke të tmerrshme.