Kronikë

Emri+Foto/ Kush është i riu që u ekzekutua në Tiranë, dyshimet e para të policisë

20:41 - 10.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur këtë të martë Tiranën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Kinostudios.




Nga të dhënat e para mësohet se viktima është Marjo Majollari, 28 vjeç. Sipas raportimeve paraprake, viktima është qëlluar me armë në afërsi të një karburanti.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie të cilat kanë rrethuar zonën. Dyshimet paraprake janë se pas ekzekutimit të Marjo Majallarit qëndrojnë motivet e hakmarrjes.

Kjo pasi babai i tij Avni Majollari është një person i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë.

Informacion paraprak i policisë

Rreth ores 20.25 ne nje rrugice qe lidhet me rrugen “Aleksander Moisiu” eshte vrare me arme zjarri, dyshohet pistolete, shtetasi M.M, 28 vjeç.

Grupi hetimor ka mberritur brenda pak minutash ne vendngjarje dhe po sekuestron e grumbullon çdo prove per te identifikuar dhe perballur me drejtesine autoret e krimit.

Forca te shumta policie kane ngritur pika kontrolli ne zone, si dhe ne te gjitha rruget lidhese me vendin e ngjarjes.

Per hetimin e saj eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor me specialiste te Drejtorise Vendore te Policise Tirane.

Policia ka shoqeruar e po vijon shoqerimin e disa shtetasve qe mund te ndihmojne me deshmite e tyre per zbardhjen e rrethanave te vrasjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.