Kronikë

Terror në Fier, breshëri ndaj lokalit plot me njerëz

12:24 - 11.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Terror në Fier. Nga një automjet është qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një lokali. Sipas policisë lokale rreth orës 11:45 në lagjen “8 Shkurti” nga një automjet tip “Reno” është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit A.B.




Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale ku janë thyer xhamat e lokalit.

Makina është larguar në drejtim të Semanit dhe rreth orës 11:50 është gjetur e djegur në lagjen “15 Tetori” në Fier.

Në brendësi të makinës është gjetur një armë kallashnikov dhe një karikator. Forcat policore po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.