Në një intervistë për mediat greke ministri i Jashtëm Nikos Kotzias ka folur për marrëveshjet që janë në zhvillim me Greqisë dhe Shqipërisë. Sipas kryediplomatit grek, me palën shqiptare nuk është diskutuar asnjëherë për “çështjen çame”, pasi vetë Athina nuk e pranon atë, ndërsa shton se bisedimet mund të mbyllen brenda muajt maj.
Kotzias thekson se për sa kohë është në fuqi ligji i Luftës, pronat e komuniteti çam i përkasin vetëm Greqisë dhe askujt tjetër.
Ministri grek thekson se bisedimet me Tiranën janë në përfundim , pasi dhe Presidenti Ilir Meta ka dhënë miratimin e tij, duke i hapur rrugë një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve.
“Këto janë probleme që ekzistojnë prej 80 vjetësh. Kur marrëveshja të vijë në parlament, do të befasoheni me ato që kanë bërë të dy palët ndër vite”, tha kryediplomati grek.