Kryesore

U dhunua nga dy grabitës shqiptarë, ndërron jetë biznesmeni grek

15:31 - 22.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej më shumë se 20 ditë në gjendje kome pasi u dhunua nga dy grabitës të dyshuar shqiptare, biznesmeni grek Aleksandros Stamatiadis ka ndërruar jetë. Ai është përcjellë për në banesën e fundit, ndërsa çështja e tij tani po merr dhe pikëpamje politike.




Disa deputetë të “Demokracisë së re” (parti opozitare) kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore.

Hetimet e policisë

Tani është një çështje nderi për policinë e Athinë. Identifikimi dhe arrestimi i grabitësve ka vënë në lëvizje ekspertët më të mirë. Policia i ka përqendruar hetimet në një bande shqiptare, anëtarët e së cilës u arrestuan tre vjet më parë për vjedhje në Athinë.

Këta njerëz, sipas raporteve të Kathimerini, janë liruar kohët e fundit, pasi kanë bërë një pjesë të dënimit të tyre.

Ata, thotë policia, janë të rrezikshëm dhe të aftë të të marrin jetën nëse nuk iu jep atë që duan. Biznesmeni Alexandros Stamatiadis u godit fillimisht me një levë hekuri në kokë. Më pas ai u qëllua tre herë me një pistoletë 9 mm.  Tani autoritetet greke besojnë se grabitësit mund të jenë larguar në Shqipëri ndërsa kanë vënë kontakte dhe me autoritetet shqiptare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.