E njohur për natyrën hermetike që ka kur vjen puna për jetën private, Zaimina Vasjari ka “thyer akullin” ditën e sotme. E ftuar këtë pasdite në “Rudina”, këngëtarja shqiptare ka pranuar se ajo dhe partneri i saj, pak kohë më parë, kanë kaluar një “krizë”, pas së cilës erdhi si një fazë reflektimi udhëtimi në Maldive.
Por nuk dinte asgjë për unazën dhe propozimin që e priste në një vend përrallor: “Motivi i destinacionit ishte festimi i Shën Valentinit, por pjesën e unazës nuk e dija, ishte suprizë për mua. Ishte një moment special, shumë i veҫantë”, – tregon Zaimina, me sikletin për ta rrëfyer të plotë ngjarjen si ndodhi. “Atë foton e kam postuar në mëngjes, nga tryeza ku po hanim mëngjesi.
Unaza ishte fshehur poshtë pecetës…” Dhe nuk do të tregojë më shumë, as për ndjesitë e atij momenti special, sepse do që ta ruajë të gjallë në kujtesë vetëm për vete: “Duke qenë se është një moment shumë i bukur, ky nuk ka nevojë për shumë fjalë…” – ka thënë Zaimina duke treguar edhe unazën që mban në dorë, pas së cilës, thotë ajo, do të vijë shumë shpejt edhe një tjetër.
Po cili është njeriu që i ka rrëbyer zemrës Zaiminës për 12 vjet me radhë? Ata të dy janë njohur 12 vjet më parë, kur ai në atë kohë pëlqente shoqen e Zaiminës, ishte një lloj loje që kishte trilluar me qëllim për të arritur tek vajza që donte.E pyetur për këtë moment, këngëtarja thotë se e mban mend shumë mirë: “Ai ngacmonte një shoqen time dhe më pas më tha që “nuk është shoqja që dua unë, je ti”.