“Lartësove muzikën dhe gjuhën e mrekullueshme shqipe”, Ilir Meta falënderon Eugent Bushpepën
Eugent Bushpepa na bëri krenar të gjithëve, me përfaqësimin e tij dinjitoz në Eurovizion.
Kënga “Mall” mori vlerësime të shumta nga kritikët dhe mediat ndërkombëtare, duke u renditur në vend të 11-të.
Edhe presidenti Ilir Meta nuk ka nguruar t’i shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin Eugentit, në emrin e tij por edhe të institucionit që drejton.
Përmes një foto të postuar në profilin e tij zyrtar në Instagram, Meta shihet në foto bashkë me Eugentin, madje duke bërë më duar edhe simbolin e muzikës rok.
“Falenderova sot me mirënjohje, yllin e rokut dhe muzikës moderne shqiptare, Eugent Bushpepa, për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Eurovision.
Me zërin e tij unik dhe falë talentit të papërsëritshëm, Genti lartësoi muzikën dhe gjuhën e mrekullueshme shqipe në skenën europiane, duke na bërë krenar të gjithëve”, shkruhet krahas fotos së publikuar.