Kreu i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim ka folur sonte për shkarkimin e Tahirit si dhe për zgjedhjen e Presidentit. Sipas Metës vendit i duhet një president i pranueshëm dhe konsensual për të gjitha palët, përfshi opozitën.
“Na duhet një president sa më konsensual dhe sa më i pranueshëm për të gjithë, ndryshe do të jetë një institucion i parëndësishëm. Asnjë emër asnjë ngjyrë vetëm një standard që është i domosdoshëm: Figura të jetë konsensuale”, ka deklaruar kryeparlamentari.
Një përgjigje ka patur edhe për të gjithë zhurmën mediatike, të pak ditëve më parë se shkarkimin e ish-ministrit të Brendshëm, Tahirit e ka kërkuar LSI-ja. “Mund të them me bindje të plotë se nuk ka asnjë kërkesë të LSI. LSI nuk ka bërë asnjë kërkesë shkarkimi për asnjë ministër”, tha Meta.
Hila: A mendoni se një presidenti nga LSI do ta bënte klimën më të besueshme për opozitën që të merrte pjesë në zgjedhje?
Meta: Kjo nuk ka lidhje, ne na duhet një president konsensual, një figurë e pranuar. Kjo nuk ka asnjë rëndësi kush është. Duhet të gëzojë respektin e të gjithëve.