Moderatori i “Të Paekspozuarit” në “News 24” e nxorri ‘bllof’ dje kryeministrin Edi Rama. Ylli Rakipi citoi ministrin e Financave, Arben Ahmetaj se qeveria ka hapur “300 mijë vende pune”.
“Jam 300 mijë përqind i sigurt që nuk e ka thënë kështu”, përsëriti Rama disa herë.
Pasi u transmetua inserti i emisionit “Top Story” ku Ahmetaj deklaronte pikërisht kështu, Rama u shfajësua: Ai thotë megjithë bujqësinë, kurse unë fola pa bujqësinë… se aty ka informalitet.
Shfaq Komentet (0)