Show-Bizz

Aktori i famshëm akuzohet nga 8 gra për ngacmim seksual

22:20 - 24.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas rastit të Harvey Ueinstein, një tjetër skandal trondit botën e spektaklit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktori i njohur Morgan Freeman akuzohet për ngacmim seksual nga 8 gra.




Ato rrëfejnë për CNN se kanë qenë viktima të prekjeve apo komenteve të papërshtatshme nga ana e yllit të kinemasë.

Sipas tyre, ngjarjet e përsëritura kanë ndodhur në sheshxhirimet e disa filmave ku Freeman është protagonist nga viti 2013 në vitin 2017.

Mes dëshmive të denoncueseve, është edhe një asistente produksioni, e cila tha se aktori kishte tentuar t’i ngrinte fundin.

Ajo tha për CNN se kishte punën e ëndrrave, derisa nisi të bashkëpunojë në filmin “Going In Style” me aktorin Morgan Freeman.

Sipas saj, puna u shndërrua në një makth, pasi Freeman nisi ta prekte kudo dhe të bënte komente të papërshtatshme.

“Një ditë më preku tek fundi, e nisi të më pyeste nëse kisha veshur të brendshme?’ Edhe përse  i kërkova të më linte të lirë, nuk ndalej. Ishte regjisori Alan Arkin ai që i kërkoi të ndalonte e më la të lirë” – tregoi ajo.

“Ai nisi të komentonte format tona trupore. Dhe të gjitha vajzat vishnin veshje të gjëra ku nuk ekspozohej gjoksi. Ishim të tmerruara” – vijoi ajo.

80-vjeçari nuk ka dhënë ende një koment për akuzat e rënda në adresë të tij.

Nëse këto akuza do të rezultonin të vërteta, do të ishte një goditje e rëndë për Hollywood.

Prej kohësh Morgan Freeman është një prej personaliteteve më të rëndësishëm dhe me ndikim në komunitetin afro-amerikan.

Gjatë karrierës, ai ka fituar një çmim “Oscar”, si aktori jo protagonist në filmin “Million Dollar Baby” me regji të Clint Eastwood dhe ka qenë kandidat 4 herë të tjera për disa nga realizimet e tij më të mira.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.