Batutat e Ramës në Cakran janë bërë sot “mollë sherri” për një tjetër debat mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Nëpërmjet një statusi në Facebook, kreu i opozitës, ka thënë se djali i zotërisë që bashkëbisedoi sot me kryeministrin është një nga kultivuesit më të mëdha të kanabisit në zonë. Basha thotë se ai nuk bën asnjë punë dhe shëtit me një makinë 50 mijë euro.
Por fill pas kësaj, kreu i qeverisë nëpërmjet një statusi i ka kërkuar ndjesë zotërisë për sulmin e egër që Basha i ka bërë. Më tej ai i ka bërë thirrje familjes që mos ta marrin seriozisht liderin e opozitës, sepse e ka humbur busullën.
Statusi
Sot isha në Cakran të Fierit, ku ndër të tjerë pata edhe një dialog me zotërinë në videon bashkëngjitur. Jam sinqerisht shumë i keqardhur për të, sepse për shkak të këtij momenti njerëzisht miqësor komunikimi që mund ta shihni vetë, u sulmua egërsisht (madje familjarisht) nga Lulëzim Basha si kriminel e si trafikant i shitur tek krimi!
I kërkoj shumë ndjesë zotërisë për fjalorin anormal të kryetarit të PD-së dhe i lutem atij e familjes së tij të mos e marrin seriozisht Lulëzim Bashën që mesa duket e ka humbur fare busullën.