![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Kultivimi i kanabisit ka ndaluar, sipas policisë, por tentativat për të hedhur drogë me gomone drejt Italisë nuk kanë të sosur.
I fundit rast është ai që ka goditur policia e Vlorës. Sipas njoftimit zyrtar thuhet se është sekuestruar 671 kg kanabis dhe 200 litra benzinë.
Po ashtu në pranga ka përfunduar 29-vjeçari, Benardo Nezhaj. Droga u gjet në Gadishullin e Karaburunit, në vendin e quajtur “Depot e Valanidhit”.
Policia thotë se po vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti si dhe për identifikimin e kapjen e të tjerë shtetasve të përfshirë në ketë veprimtari antiligjore.
Shfaq Komentet (0)