Kishin shkruar si çdo mëngjes, në treg, aty ku dhe punonin. Por një grindje mes çiftit, shkaktoi një krim në familje.
Violeta Donaj 35 vjeçe ka vrarë me pistoletë bashkëshortin, Kujtim Donaj rreth orës 07:00 të mëngjesit në tregun e Milotit në Kurbin.
Ata ishin prindër të dy fëmijëve të mitur. Njëri nga fëmijët është 14 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në një zonë të mbipopulluar.
Krim në familje, gruaja vret burrin me pistoletë
Pasi ka qëlluar me pistoletë në drejtim të bashkëshortit, Violeta Donaj ka tentuar të largohet. Ndërhyrja në kohë e forcave policore, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e saj në flagrancë si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit.
Shfaq Komentet (0)