Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un po zhvillon një vizitë dy-ditore në Kinë, një javë pas takimit me Presidentin amerikan, Donald Trump.
BBC raporton se Kim Jong-un pritet që të diskutojë sanksionet dhe angazhimin që ai bëri në samitin me Trump, në terma të përgjithshëm, për denuklerizimin e gadishullit korean.
Pekini, aleati i vetëm ekonomik i Koresë së Veriut, tashmë ka sugjeruar se sanksionet kundër Koresë së Veriut mund të lehtësohen.
Ndërkohë, SHBA dhe Koreja e Jugut kanë konfirmuar se kanë pezulluar planifikimin për stërvitjet e tyre të ardhshme ushtarake.
Kjo lëvizje vjen pas zotimit të Trump në samitin e Singaporit.
Vizita në Kinë është e treta e Kim Jong-un që nga marsi, kur ishte edhe udhëtimi i tij i parë jashtë vendit.
Shfaq Komentet (0)