![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Këngëtarja Linda Halimi, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion ka nisur turin e saj promovues të këngës “Ëorld”.
Turin e nisi me eventin “Eurovision in Concert” në Amsterdam, ku pas disa sekondash që kishte dalë në skenë, ajo ka ndërprerë performancën e saj, pasi refuzoi të këndojë playback.
Këngëtarja shqiptare kërkoi që të ndalet kënga, pasi shprehu dëshirën për të kënduar live.
Ky gjest i Linditës është pritur mirë nga fansat e Eurovisionit, të cilët e kanë duartrokitur. Shqipëria do të prezantohet në Eurovision në natën e parë të koncertit më 9 maj, ku Lindita do të këndojë e katërta.
Shfaq Komentet (0)