BOTA

Futen në bankomat, minjtë “hanë” më shumë se 13 mijë dollarë

12:58 - 23.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kur teknikët në Indi nisën të hetonin se përse një ATM (bankomat) nuk kishte punuar për disa ditë, u çuditën kur panë se në të kishin hyrë minj dhe se kishin shkatërruar më shumë se 13.000 dollarë.




“ATM-ja ishte jashtë funksionit për disa ditë dhe kur teknikët tanë e hapën atë, u tronditëm kur pamë kartmonedha të copëtuara dhe një mi të ngordhur”, tha Chandan Sharma, menaxher i degës së bankës SBI në qytetin Tinsukia, në shtetin verilindor të Assam.

“Ne kemi filluar një hetim për këtë incident të rrallë dhe do të marrim masa për të parandaluar përsëritjen e tij”.

SBI është banka më e madhe e Indisë me më shumë se 50,000 ATM të shpërndara në të gjithë vendin.

Shumica e ATM-ve në Indi kanë një kamerë me qark të mbyllur të instaluar për siguri më të madhe.

Por dyshohet se minjtë kanë hyrë brenda në makineri përmes disa hapësirave të vogla kur ishin vendosur telat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.