BOTA

Trump akuza ndaj ish-avokatit të tij: Ka regjistruar bisedën për pagesën ndaj modeles së Playboy

20:36 - 21.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Donald Trump ka akuzuar ish avokatin e tij Michael Cohen, se ka regjistruar në mënyrë të fshehtë Trumpin duke diskutuar pagesat për ish modelen e Playboy Karen McDougal.




Regjistrimet u zbuluan gjatë kontrollit nga FBI të zyrës së Cohen më herët këtë vit në New York.

Trump shkroi në tweeter se një bastisje e tillë ishte e padëgjuar.

Ai shtoi se një avokat që regjistron në mënyrë të fshehtë klientin e tij ishte “totalisht e padëgjuar apo edhe e paligjshme”.

Presidenti amerikan gjithashtu insitoi se nuk ka bërë asgjë të gabuar.

‘The New York Times’ raporton se në regjistrim, Trump dhe Cohen diskutojnë pagesën për ish modelen McDougal, e cila thotë se ka patur një lidhje 10 mujore me Trump në 2006n, një vit pas martesës me gruan aktuale Melania.

Regjistrimi thuhet të jetë bërë dy muaj para zgjedhjeve të nëntorit në 2016n, në të cilat Trump u zgjodh president.

Në krye të votimit, znj. McDougal shiti historinë e saj në revistën National Enquirer, e cila është në pronësi të një shoku personal të z. Trump.

Ajo thotë se një marrëveshje prej 150,000 dollarësh i dha të drejtat ekskluzive tabloidit dhe e ndaloi atë të fliste publikisht për çështjen e dyshuar.

Por Enquirer nuk publikoi historinë e saj pasi pagoi për të drejtat.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Nuk ka ndodhur qe nje President,te jete i sulmuar,kaq shume! Sulmi behet me qellim,te disinformimit,te Publikut,ne prag te zgjedhjeve! Avokati Cohen,shef cimen ne syrin e Trump,por nuk shef trarin ne syrin e Vet! Nuk eshte muhabeti,te denohet,per akuzen,muhabeti,eshte te bej autokritike,dhe te punoje,ne sektorin,e Tij,ku do te marre nje rroge,per te jetuar normal!

    Përgjigju ↓