![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd.
Një automjet ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugë duke u shkatërruar pothuajse plotësisht.
Fatmirësisht nga aksidenti i rëndë nuk ka pasur viktima, vetëm janë plagosur shoferi i mjetit 31-vjeçari A. P. dhe bashkëshortja e tij 20-vjeçe A. B., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti mendohet të ketë ardhur si pasojë e terrenit të lagësht të krijuar nga reshjet e shiut.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Shfaq Komentet (0)