Këngëtarja Rita Ora është një nga më të kërkuarat e momentit, duke qenë në majat e suksesit.
Ndërsa koncertet e saj nuk kanë të ndalur dhe fansat vetëm i shtohen, vëmendja bëhet gjithnjë e më e madhe.
Por ajo ka ngjallur skandal me një fotografi të sajën të realizuar për revistën “Lui”.
E fotografuar nga objektivi i Terry Richardson, Rita pozon me një bluzë rrjetë duke nxjerrë në shesh gjinjtë e saj.
Por kjo fotografi e këngëtares është cilësuar e tepruar, madje edhe seksiste.
Kohëve të fundit Rita nuk ka kursyer provokimet me veshje-zhveshjet e saj, duke qenë në qendër të mediave rozë.
Shfaq Komentet (0)