![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një 46-vjeçar nga Kosova është arrestua ditën e sotme nga policia e Kurbinit pasi ka tentuar të vjedh dy shtetas hungarezë në Milot.
I arrestuari është identifikuar si Leonard Hasi banues në Mitrovicë, i cili në momentin ku dy të huajt G.B. dhe E.B, kanë lënë makinën vetëm, 46-vjeçari është afrua dhe ka mundur të marrë vetëm një çantë.
Por, ai është ndaluar menjëherë nga policia së bashku me çantën e vjdhur.
Mbi Leonard Hasin rëndon akuza “Vjedhja” e mbetur në tentativë”
Njoftimi i policisë
Tenton të vjedhë 2 shtetas hungarez, kapet dhe arrestohet menjëherë nga policia
Sot, rreth orës 09:00, shtetasit G.B. dhe E.B., banues në Hungari, kanë ndaluar me mjetin e tyre, në Milot, duke u ulur nga makina për të blerë.
Në momentin kur ata ishin duke blerë, tek mjeti i tyre është afruar një shtetas me qëllim për të vjedhur makinën e të largohej.
Në pamundësi për ta realizuar, ka marrë çantën që ndodhej tek sedilja e pasme e makinës dhe ka tentuar të largohet, por është kapur menjëherë bashkë me çantën në dorë dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin.
Pas verifikimeve hetimore, autori i dyshuar, u identifikua me gjeneralitetet Leonard Hasi, 46 vjeç, banues në Mitrovicë – Kosovë.
Arrestimi u bë për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë’ parashikuar nga neni 134-22 i Kodit Penal.