Arrestohet autori i ngjarjes në fshatin Shëlli, Mat, i cili qëlloi me arme zjarri në drejtim të punonjësve të bashkisë, duke lënë të vdekur tre prej tyre . Po ashtu është plagosur dhe një banor i fshatit, të cilët janë dërguar me helikopter drejt Tiranës.
Nga të shtënat gjeti vdekjen e menjëhershme shtetasi Mentor Hoxha, ndërsa pak orë pas ngjarjes bilanci tragjik u rëndua, duke shkuar në tre numri i të vdekurve. Erzen Alija ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
Mësohet se pas një orë ndjekje Policia prangosi autorin e ngjarjes.
Autori i dyshuar Kujtim Koxha, banues në Shëlli Mat, u kap rreth një orë larg vendngjarjes në një urë në Burgajet. Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie.
Shfaq Komentet (0)