Mbretëresha e muzikës pop Madonna ka festuar ditëlindjen e vajzës së saj 22 vjeçare Lourdes. 60-vjeçarja duket se është emocionuar shumë teksa i ka dedikuar vajzës fjalë prekës.
Ajo e cilëson Lordesin si dritën e jetës së saj dhe i thotë se e do shumë.
Gjithashtu këto fjalë ajo i ka shoqëruar me fotografi, ku shfaqen të dyja bashkë. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Madonna bën dedikime të tilla për ditëlindjen e një prej fëmijëve të saj.
Në të njëjtën mënyrë ka vepruar edhe me fëmijët e tjerë, të cilët nuk harron asnjëherë t’iu dedikoj disa fjalë të vyera për ditë të shënuara siç është dita e lindjes së tyre. J.K
Shfaq Komentet (0)