Pikërisht sot, kur presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i bëri thirrje Arabisë Saudite të tregonte se ku fshihet trupi i gazetarit, Jamal Khashoggi, pjesë të tij janë gjetur në kopshtin e Konsullatës së Përgjithshme të sauditëve në Stamboll.
Sipas raportimeve të bërë nga hetuesit turq që po hetojnë çështjen, pasi siguruan të drejtën për të hyrë në mjediset e selisë diplomatike saudite, zbuluan se trupi i tij është prerë në copa dhe është varrosur pjesë pjesë. Thuhet gjithashtu se fytyra e tij është shpërfytyruar.
Arabia Saudite ka publikuar ditë më parë pamjet se një person i veshur me rrobat e gazetarit, por me këpucë të tjera, teksa dilte nga konsullata.
Vetëm ditën e djeshme, zyrtarisht pranoi se Jamal Khashoggi është vrarë.
Gjatë fjalimit që mbajti para deputetëve, Erdogan u bëri thirrje që të dyshuarit për vrasjen Khashoggi e të gjykohen në Stamboll, e jo në Arabinë Saudite.