Qeveria italiane ka sfiduar Komisionin Evropian, duke iu përmbajtur planit buxhetor të shpenzimeve të mëdha.
Zëvendëskryeministri Matteo Salvini tha se objektivi i deficitit prej 2.4 përqind dhe parashikimi i rritjes ekonomike prej 1.5 përqind, mbeteshin të pandryshuara.
Komisioni, i shqetësuar nga ndikimi i shpenzimeve të larta në borxhin e Italisë, i kishte kërkuar Romës të rishikonte buxhetin ose të përgatitej për gjoba të mundshme.
Dita e martë ishte si një afat për partitë populiste qeverisëse të Italisë, për t’iu përgjigjur kundërshtimeve të Komisionit.
Paralajmërimi për Italinë, ekonomia e tretë më e madhe e eurozonës, është një masë e paparashikueshme në lidhje me një shtet anëtar të Bashkimit Evropian.
Pas përgjigjes së Salvinit, pritet të vendoset nëse do të nisin masat disiplinore kundër qeverisë së Romës.