Papa Françesku do të vizitojë Abu Dabin në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas njoftimit të bërë nga Vatikani, vizita është planifikuar nga 3 deri më 5 shkurt 2019.
“Natyra e vizitës do të jetë ‘Më ktheni mua në kanal të besimit tuaj’ dhe ky do të jetë qëllimi i Papës në Emiratet e Bashkuara Arabe”, ka thënë zëdhënësi i Vatikanit, Greg Burke.
Ndërkohë princi i kurorës, Mohammed ka thënë në një postim në Twitter se Papa është “simbol i paqes, tolerancës dhe promovimit të vëllazërisë”.
Deri më tani Papa ka vizituar Turqinë, Jordaninë, Egjiptin, Bangladeshin, Azerbajxhanin dhe territoret palestineze, si dhe ka shfrytëzuar këto udhëtime për dialog mes feve dhe ka dënuar dhunën në emër të Zotit.
Kjo është vizita e shtatë e Papës në një komb me shumicë myslimane.